FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi i përgjigjet Pezës: Mos ngatërro binjakëzimin e Lacios me Peqinin, me sigurinë kombëtare

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit të Republikës ka reaguar për deklaratat e bëra nga Sekretari i PS-së, Alfred Peza.

Blushi shprehet se ekzistenca e një raporti për dhunën dhe djegien e Parlamentit nuk mund të vihet në dyshim. “I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lacios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit. Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË”,- shkruan Blushi në një reagim në Facebook.

Në emisionin “Opinion”, Peza tha se nuk ekziston një raport i shërbimeve sekrete që flet për djegien e Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?