FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boçi “thumbon” Kumbaron: Ti dhe ‘Duçja i ri’ s’mund ta rrafshoni Teatrin Kombëtar!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar i indinjuar sot ndaj qëndrimit që po mban Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndaj Teatrit Kombëtar si dhe debatit që ajo ka nisur me artistët; së fundi, deri edhe me një nga artistët e mëdhenj të skenës, Robert Ndrenikës.

Regimi i Luçiano Boçit:

“Më habiti Kumbaroja e Artit pa Kulturë! Nuk na duhet nje Teatër Kombëtar -thotë – në një godinë musoliniane!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas logjikës së kulturës së kësaj ne duhet të zerojmë (me tritol mundësisht) dhe korpusin qendror dhe akademine dhe rektoratin, pse jo bulevardin e pse jo dhe godinat ne vazhdimësi, se stadiumin e kullëzuam, vetëm e vetëm se janë me arkitekturë musoliniane! Dhe në vend të saj të bëjmë arkitekturën ramaniane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dmth ta zevëndësojmë Duçen e vjetër me Duçen e Rilindjes.

Duçe për Duçe.

Madje sipas logjikës tënde zonjë, britanikët duhet ta kishin rrafshuar me kohë “Globus-in” “e shëmtuar” të Shekspirit për shkak të arkitekturës!?

Jo moj zonjë jo!!!

Godinat janë histori dhe historia nuk mund të shkërmoqet se do ti dhe Duçja i ri “i shakave të kripura” me nacionalizmën e patriotizmën!

Teatri Kombëtar ndryn brenda histori dhjetra vjeçare dhe ti e Duçja i ri s’mund ta rrafshoni nën delirin tuaj se historia fillon nga ju dhe me makiavelizmin tuaj për të bërë kulla që vetëm ju dini t’i fusni në xhep, e jo më në thes!!!!

Stop marrëzisë që po merr malet…!!!”bën thirrje Boçi në fund të mesazhit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?