Braimllari: Lleshi kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një postimi ka akuzuar ministrin Sandër Lleshi se kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.
Braimllari ka shtuar se metodat kriminale të përdorura në protestën e opozitës, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denjë vetëm për aksione ushtarake, tregon qartë se urdhrat në polici tani i jep ushtria.

POSTIMI:

Sandër Lleshi kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.
Udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 276, datë 27.2.2019 “Për të veshur policë, forcat komando të ushtrisë” tregon qartë që Sandër Lleshi, me urdhër të Edi Ramës, kërkon të vendos juntën ushtarake në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Metodat kriminale të përdorura në protestën e opozitës, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denjë vetëm për aksione ushtarake, tregon qartë se urdhrat në polici tani i jep ushtria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat Komando e kanë të përcaktuar qartë misionin e tyre dhe ato janë krenaria jonë. Forcat Komando kanë kryer misione në Irak, Afganistan dhe vende të tjera.

Ku e gjen guximin Sandër Lleshi që vendos forcat speciale të ushtrisë kundër qytetarëve të tij?!

Si mund të vendosen Forcat Komando, që kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, të veshur si policë përballë qytetarëve në protesta demokratike?!
Si mund të vihen forcat speciale të ushtrisë kundër popullit të tij?!

Këto janë urdhëra politik tipik si në sistemet diktatoriale që përdorin ushtrinë për të shtypur urrejtjen popullore. Nuk do ketë skemë ushtarake të Sandër Lleshit që do ndali revoltën popullore kundër këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal që rëndon mbi qytetarët e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?