Braimllari: Në 16 Mars, të shembim sistemin e hajdutërisë dhe të varfërisë së Edi Ramës!

Ne nje bashkëbisedim me të rinjtë nga Pojani i Maliqit, ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ftoi ata më 16 Mars te jene ne Tirane ne protesten e opozites, “të shembim sistemin e hajdutërisë dhe të varfërisë së Edi Ramës!”, tha ai.

Te rinjte: Një shqetësim shumë i madh që kemi është papunësia, të gjithë shokët tanë janë larguar, taksat janë shumë të larta. Është shumë problem kjo gjë, gjërat duhen ndryshuar

Braimllari: Shqetësimi që ke ti për të rinjtë që largohen nga vendi nuk është vetëm shqetësimi i Njësisë Administrative Pojan, por në të gjithë rrethin e Korçës dhe Pogradecit. Ajo çka është më shqetësuese është që ky fenomen është në masë në të gjithë Shqipërinë. Rreth 500 mijë qytetarë kanë lënë vendin gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Sepse Edi Rama nuk ofron asnjë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat e vendit. Nuk ofron mundësi punësimi, nuk ofron një sistem arsimor që ti shërbejë tregut të punës, por ka një sistem arsimor klientelist, tarifat e universiteteve janë në masë jashtëzakonisht shumë të larta, ku prindërit tuaj nuk kanë mundësi për të paguar tarifën e shkollës dhe jo më edukimin. I vetmi investim që ka bërë Edi Rama është droga dhe kanabisi, ka shkatërruar jetën sociale në vend. Ndaj unë ju ftoj këtu nga Pojani që më 16 mars, ditën e shtunë, të jemi të gjithë te protesta para Kryeministrisë sepse protesta e 16 marsit është protestë e halleve të shqiptarëve. Është protesta e halleve të të rinjve, është protesta e varfërisë, është protesta kundër krimit të organizuar, ndaj të protestojmë të gjithë për ti dhënë një zgjidhje. Edi Rama tashmë është në minorancë. Qytetarët e kanë lënë Edi Ramën në minorancë. Fuqia e popullit do të jetë shumë herë më e fortë se fuqia e parasë së drogës së Edi Ramës!

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/278811333012269/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?