Braimllari: Rilindja nxjerr Taulantin, ai është subjekt i drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force në Maliq, tha se qeveria ka filluar të nxjerrë Taulant Ballën për të folur për drejtësinë por që Braimllari shton se Balla është subjekt i Drejtësisë. Më tej ai u bëri thirrje banorëve që ti bashkohen protestës së 5 marsit.

”Ju bëj thirrje nga Maliqi ditën e martë më datë 5 mars të behemi të gjithë bashkë para parlamentit të krimit në mbështetje të protestave popullore ku rrethimi i Ramës dhe minjve të tij do ti duket gjëja më e vogël. Në Shqipëri është koha për të vendosur vullneti qytetarëve kundër një kryeministri hajdut dhe të marrë peng nga krimi i organizuar”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot me LSI në Maliq. Vendi është në krizë të thellë për shkak të Edi Ramës dhe kësaj qeverie që ka varfëruar vendin, ka kriminalizuar parlamentin duke përdorur strukturat e krimit të organizuar për të deformuar votën e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja është bërë qesharake dhe ka filluar të nxjerrë kllounin Taulant për të folur për hallet e shqiptarëve dhe drejtësinë. Taulanti nuk flet dot për hallet e shqiptarëve dhe sidomos për drejtësinë sepse është vetë subjekt i drejtësisë. Rama, Kllouni Taulant, Rilindja nuk mund ti i kuptojë hallet që kanë sot shqiptarët sepse halli i tyre i vetëm është të mbushin xhepat, të posedojnë prona dhe para nga krimi i organizuar në kurriz të shqiptarëve.

Ju bëj thirrje nga Maliqi ditën e martë më datë 5 Mars të behemi të gjithë bashkë para parlamentit të krimit në mbështetje të protestave popullore ku rrethimi i Ramës dhe minjve të tij do ti duket gjëja më e vogël. Në Shqipëri është koha për të vendosur vullneti qytetarëve kundër një kryeministri hajdut dhe të marrë peng nga krimi i organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?