FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Budina: Nuk po mbrojmë shtëpinë tonë, por tempullin e gjuhës shqipe

Robert Budina në një prononcim për emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se aktorët, po e mbrojnë teatrin kombëtar nga shembja si tempull i gjuhës shqipe.

Budina: Të jeni të bindur që ne do ta fitojmë këtë histori sepse këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante. Ka shumë çështje për të cilat ne kemi të gjitha arsyet për të cilat ne kemi të drejtë të protestojmë deri në fund.Kjo është një propagandë e ndyrë nga ana e kryeministrit. Ne nuk kemi asnjë interes tek Teatri Kombëtar, nuk po mbrojmë shtëpinë dhe interesat tona, por po mbrojmë tempullin e gjuhës shqipe.

I pyetur nëse kishin pasur mbështetje në eksponentë socialistë, Budina u shpreh: “Jo deputetë, por erdhi Malaj. Kur po përplaseshim bëri një deklaratë ku ftoi Braçen dhe një tjetër që të ndërhynin dhe të mos shkonin para me këtë masakër që po bëjnë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Arena - Shqipëria, turizëm kulturor apo aventurë? - 24 Korrik 2019

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?