FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bujar Nishani: Nisma e PS kundër Metës, qëndrim i sforcuar politik

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se nisma e socialistëve për shkarkimin e kreut të shtetit është një qëndrim i sforcuar politik. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” Nishani tha se Presidenti i Republikës nuk mund të gjykohet për shkarkimin e tij për shkak të deklaratave politike apo publike.
“Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutës dhe tradhti të lartë ndaj vendit. Në këtë rast unë mendoj që është një qëndrim i sforcuar politik i mazhorancës. Mendoj që nuk është serioz.” – tha Nishani.
Sipas tij mazhoranca nuk ka asnjë mundësi që ta çojë nismën e shkarkimit të Metës deri në fund. “Nuk ka asnjë mundësi se në fund të fundit institucioni që e shkarkon Presidentin e Republikës është Gjykata Kushtetuese. Në gjykatë shqyrtohen fakte dhe provat jo deklaratat. Unë nuk shoh që ka prova që Presidenti ka kryer ndonjë shkelje të rëndë”, – tha Nishani në emisionin “Përballë”.

https://arkiva.kohajone.com/nisma-e-ps-kunder-metes-avokati-vishaj-maxhoranca-ska-te-drejte-te-marre-veprime-politike-pa-u-certifikuar-zgjedhjet/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?