Bujar Nishani padit për shpifje Edi Ramën
Ish-presidenti Bujar Nishani ka paditur për shpifje kryeministrin Edi Rama. Padia e ish-presidentit vjen pas akuzës publike të Edi Ramës ndaj tij. Sot kryeministri deklaroi se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mencën në Qyteti Studenti”.
Në një reagim publik, ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
Nishani e sfidon Edi Ramën, “si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”.
https://www.facebook.com/288438424538934/posts/1947206805328746/
KOHA JONË SONDAZH

