Bujar Nishani: Shpëtimi i shqiptarëve vjen nga izolimi i të keqes. Të bashkohemi të gjithë në protestë!
Ish-presidenti Bujar Nishani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur edhe një herë se si kryeministri Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët për avionët e drogës, për kanabizimin e vendit, për vjedhjen masive të votave, edhe pse opozita i kishte denoncuar më parë të gjitha këto fakte.
Në vijim të postimit të tij, Nishani shprehet se: “Nëse shqiptarët mashtrohen përsëri prej Edi Ramës “se kjo nuk do të ndodhë”, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë. Liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq. Nuk merret më askush vetëm me një shtet”. Prandaj, këtë u ka bërër thirrje të gjithë shqiptarëve: “Të bashkohemi sot të gjithë në protestë!”
Postimi i plotë i Nishanit
Kur opozita denoncoi avionët e drogës, Edi Rama e mohoi dhe ia doli t’i mashtrojë shqiptarët deri ditën kur një prej avionëve të trafikut u rrëzua.
Kur opozita denoncoi kanabizimin masiv të gjithë vendit e kthimin e Shqipërisë në narkoshtet, Edi Rama e mohoi dhe arriti t’i mashtrojë shqiptarët deri ditën e arrestimit të bandës së Habilajve-Tahiri.
Kur opozita denoncoi grabitjen masive të zgjedhjeve përmes grupeve kriminale dhe parave të drogës, Edi Rama e mohoi dhe arriti t’i mashtrojë shqiptarët deri ditën e daljes së përgjimeve,
Sot opozita po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët, se prej Edi Ramës shqiptarëve do t’ju rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës siç e provuan në 50 vjet,
Nëse shqiptarët mashtrohen përsëri prej Edi Ramës “se kjo nuk do të ndodhë”, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë.
Liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq. Nuk merret më askush vetëm me një shtet.
Shpëtimi i shqiptarëve vjen nga izolimi i të keqes.
Të bashkohemi sot të gjithë në protestë !
KOHA JONË SONDAZH

