Bumçi: S’ka negociata me Ramën, ndërkombëtarëve i themi…(VIDEO)

Edhe pse Kryeministri Edi Rama në 32 minuta fjalim foli edhe për dialog me opozitën, Aldo Bumçi, përfaqësues i PD-së, ka mohuar çdo negociatë. Në emisionin ”Opinion”, Bumçi theksoi se nuk ka kthim mbrapa dhe se rruga është vendosur. Ai pohoi se opozita i ka dhënë 6 vite kohë kryeministrit Rama, madje pranoi edhe marrëveshjen e 2017-ës për shkak të ndërkombëtare dhe rezultati ishte përfshirja e krimit në zgjedhje.

”I kemi dhënë 6 vite kohë Edi Ramës. Kemi punuar brenda këtij sistemi, ligji i dekriminalizimit është një prej tyre. Rruga është vendosur, nuk ka kthim mbrapa, nuk ka negociata me Edi Ramën. I dëgjuam ndërkombëtarët në 2017-ën dhe u futëm në zgjedhje. Çfarë treguan përgjimet? Krimi është futur në zgjedhje. Dolëm nga çadra dhe hyjmë në zgjedhje, e pamë çfarë ndodhi. 20% e shqiptarëve pranuan që u ishte ofruar lekë”, tha Bumçi.

Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve, ish-ministri i Jashtëm tha se janë të pritshme pasi askush nuk e do një lëvizje jashtë sistemit por opozita shqiptare nuk do të pranojë standarde të cilat nuk pranohen as në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Folëm për Shqipërinë me drogë nuk na dëgjuan as ndërkombëtarët as nga brenda. Krimi i organizuar është futur në zgjedhje, në Durrës, Kavajë, Shkodër. Kur krimi është në zgjedhje, opozita nuk ka çfarë të bëjë më. Ne nuk kthehemi pas sepse ju folëm për drogën dhe prapë u futëm me Edi Ramën në vitin 2017. Dhe ajo marrëveshje për pak sa e çoi PD-në në vetvrasje. Çfarë kërkojnë partnerët që ta bëjmë sërish me Ramën”,-tha Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Aldo Bumçi: Çfarë iu themi ndërkombëtarëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?