Burime nga Prokuroria: Firmoset urdhri për arrestimin e Lulzim Bashës

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për “Koha Jonë” se prokurorët që po hetojnë çështjen e lobimit të PD në SHBA kanë firmosur urdhër-arrestin për kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Vendimi vjen pas refuzimit që Basha bëri sot për t’u paraqitur në organin e Prokurorisë dhe për t’u njohur me akuzës. Në një përgjigje zyrtare drejtuar prokurorisë për thirrjen e Lulzim Bashës, PD jep argumente se në kërkesën e prokurorisë kishte shkelje ligjore që lidhen me paraqitjen e fakteve për marrjen të pandehur të Lulzim Bashës.
Po sot, Partia Demokratike paralajmëroi se me urdhër të Edi Ramës, prokurorëve të çështjes po u bëhej presion për të firmosur urdhri e arrestit. Mesa duket, prokurorët kanë vendosur të miratojnë një urdhër-arrest të diskutueshëm duke i hedhur dhe më shumë benzinë zjarrit.
Vet marrja i pandehur i Lulzim Bashës, pak ditë më parë, ngriti dyshime për kohën kur u bë. Hetimi ndaj tij ka më shumë se 1 vit që ka nisur dhe prokuroria zgjodhi kulmin e krizës politike për të ndërmarrë hapa penalizuese ndaj kreut të selisë blu.
Lëshimi i fletë-arrestit pritet të shkaktojë dhe më shumë tensione në situatën politike duke arritur deri në përplasje. Sepse sado që prokuroria të thotë se po zbaton ligjin është e pabesueshme që një institucion i tillë vihet në lëvizje vetëm pasi flet Ulsi Manja dhe Taulant Balla për hetim dhe arrestim të Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?