Bushati: Jemi pranë marrëveshjes për detin
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka konfirmuar edhe nje here se dy vendet, Shqipëria dhe Greqia janë shume pranë marrëveshjes per detin dhe se është planifikuar vizita e Kryeministrit grek në Tiranë. Dy shefat e qeverive Rama dhe Cipras do të nënshkruajnë paktin e partneritetit strategjik. Deklaratat Bushati i ka bere gjatë intervistës për gazetën greke “To Vima”.
“Qëllimi ynë është paketa e masave për t’u institucionalizuar në një partneritet strategjik midis dy vendeve. Duke njohur suksesin e mekanizmit, kryeministrat Rama dhe Cipras kanë njoftuar në Davos hapjen e një kapitulli të ri mbi marrëdhëniet dypalëshe. Dy kryeministrat pritet të nënshkruajnë një Deklaratë të Partneritetit Strategjik gjatë vizitës së planifikuar të z.Cipras në Tiranë”,- tha Bushati.
I pyetur për çështjen çame, Ministri Bushati nuk ka fshehur faktin se të dy vendet kanë pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme mbi këtë temë.
“Nuk është sekret se kemi pikëpamje të ndryshme me Greqinë se si e shohim çështjen e çameve. Kjo është një çështje që është përfshirë në programin politik të Qeverisë Shqiptare që nga viti 2013, pas një rezolute unanime nga Parlamenti. Prandaj, në çdo rast dhe brenda këtyre bisedimeve paraqesim pikëpamjet tona për këtë. Kryeministri Rama është përgjigjur në mënyrë të përsëritur për mediat greke dhe unë gjithashtu si një çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirive në shekullin e 21-të. Kjo lidhet me të drejtat e lëvizjes së lirë, pasurisë, kujtesës dhe respektit për paraardhësit. Është gjithashtu një çështje e përgjegjësisë personale dhe jo e dënimit kolektiv. Ne kemi deklaruar qartë se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të respektuar Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit dhe Protokollin e Firences, në paprekshmërinë e kufijve dhe integritetit territorial. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Këshillit të Europës dhe të detyruara të zbatojnë ligjin dhe parimet kryesore në fushën e pronës dhe të drejtën e lëvizjes që rrjedhin nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”,- tha Bushati.
Ndërsa në lidhje me vendet skeptike të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë ministri i punëve te jashtme ka theksuar se bashkëpunimi me Gjermaninë, Francë dhe Holandën është forcuar. Ne ketë kontekst sipas Bushatit, pritet vendim pozitiv ne 28 qershor.
KOHA JONË SONDAZH

