Bushati në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak.
Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohen në Vienë. Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.
Bushati, në cilësinë e kryetarit të delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger. Në një postim në tëitter, Bushati shkruan mbi këtë takim dhe ka një mesazh për klasën politike shqiptare.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara”, shkruan ai.
Gjatë takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano, në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë këtij viti, Shqipëria së bashku me Italinë dhe Sllovakinë është pjesë e Trojkës.
Always good to touch base with my friend @gremingerosce. As #Albania prepares for the 2020 #OSCE Chairmanship in Office is of paramount importance to put national interest above party politics for this huge political and diplomatic responsibility ahead of us. pic.twitter.com/pHqu8I2KvB
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) February 21, 2019
KOHA JONË SONDAZH

