FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati në Pukë: Veriu ka nevojë për zhvillim. Qytetarët “kritikë” kryeministrit pse e hoqi nga detyra

Në daljen e tij të parë publike përkrah Kryeministrit që nga largimi nga detyra si Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

Në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”, Kryeministri Rama u ndal këtë të martë në qytetin e Pukës në një inspektim të investimeve të bëra nga qeveria në këtë zonë dhe në një bashkëbisedim me qytetarët. Në fjalën e tij, i deleguarit i qarkut Shkodër Ditmir Bushati e vuri theksin tek nevoja për më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

”Ky nuk është një debat thjeshtë estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz por edhe sesi ti jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe ti krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit port ë vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me banorët, Kryeministri Edi Rama ka marrë një “kritikë”, nga banorë e zonës. Nazife Hoxha nga Puka ndërsa ka vlerësuar investimet e bëra në këtë zonë, i’u drejtua Kryeministrit duke I thënë që nuk duhej ta kishte hequr Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit. “Ne kemi votuar për Gjon Gjonin të cilin nuk e njihnin, por e kemi votuar vetëm prej Ditmir Bushatit, vetëm për emrin Ditmir nuk duhej ta kishe hequr”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/videos/302046544003577/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?