FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati takon ministrin holandez: Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef Blok, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore, të cilat rezultojnë shumë të mira pas viteve ’90.

Ministri Bushati theksoi se partneriteti strategjik midis dy vendeve është një garanci për të pasur një bashkëpunim edhe më të madh dhe të gjithanshëm si në aspektin dypalësh, veçanërisht atë ekonomik dhe tregtar.

Ministri hollandez Stef Blok, teksa u shpreh i kënaqur për ndodhjen e tij në Tiranë, i vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri në sistemin gjyqësor, klimën e investimeve, apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë të ndjekë këtë rrugë zhvillimi, nën synimin për të prekur idealin Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadrin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, të cilat priten të hapen në qershor 2019, Blok u shpreh se do të bëjë publik qëndrimin e tij në varësi të progesit që do të shënohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?