FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cakaj: Nisin operacionet e riatdhesimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në facebook, ka bërë me dije përfundimin e operacioneve të para për riatdhesimin e shqiptarëve, të kthyer përkatësisht nga Italia dhe Kroacia.

“Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.” – siguroi Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se kthimi në atdhe do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta, si dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryediplomati, nëpërmjet postimit të tij, udhëzoi të gjithë qytetarët shqiptarë, që për çdo informacion të nevojshëm, të kontaktojnë
drejtpërdrejtë me Përfaqësinë e RSh-së në vendin ku ndodhen ose me njësinë e emergjencave në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, në numrat e vënë në shërbim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numrat e emergjencës së MEPJ dhe së Përfaqësive të RSH-së në botë do të mund t’i gjeni në këtë link https://bit.ly/2UFFF5s

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?