“Çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje”, Presidenca i përgjigjet Ramës po me vargjet e Migjenit: Qeshu rini, qeshu…

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenca kanë vijuar përplasjet në distancë, ndërsa kanë përdorur vargjet e Migjenit.

I pari ishte kryeministri Edi Rama, që shigjetoi krerët e opozitës me një mesazh të Migjenit.

“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” – Migjeni”, shkroi Rama në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës, ka ardhur një reagim nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Ky i fundit ka sjellë në vëmendje vargjet e të madhit, Migjeni: Qeshur rini, qeshu! Bota është e jotja!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?