Ceka: Jemi vend i pushtuar! Rama s’ka të drejtë për të vendosur për një teatër që nuk shkel

Historiani Neritan Ceka komentoi situatën e krijuar ditën e sotme në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Nga emisioni “Arena” në RTV Ora ku është i ftuar historiani Neritan Ceka u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë morale për të vendosur për një teatër, për aq kohë sa nuk e shkel.

Ceka: Ata që nuk shkojnë kurrë në teatër marrin një vendim për ata që e bëjnë teatrin dhe shkojnë në teatër. Unë kam shkuar në atë teatër që 5 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë, zotin Edi Rama, zotin Erion Veliaj, ministrat e kësaj qeveria në asnjë teatër. Unë shkoj kudo, në atë Kombëtar, tek Turbinat. Nuk shoh kurrë asnjë nga këta. Nuk kanë të drejtën morale të vendosin për një teatër që nuk shkelin. Mund të vendosin për kazinotë, hotelet me 5 yje, fluturimet por i vetmi vend që këta njerëz nuk kanë të drejtë të marrin vendim është Teatri Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceka tha se Shqipëria tashmë është një vend i pushtuar nga një person që ka klonuar veten dhe bën ç’ti dojë qejfi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceka: Këto janë gjëra që kërkojnë consensus që duket qartë që nuk ekziston. Ky është një vend i pushtuar ku qeveria bën çfarë t’i dojë qejfi. Pushtimi është vjen një pakicë dhe pushton shumicën. Pavarësisht se mund të kemi një pushtim të brendshëm, dhe ky është i tillë. Ata që kanë pushtuar këtë vend tani bëjnë ç’ti dojë qejfi. Prishën stadiumin që ishte monument kulture. Nuk është se nuk kanë prishur monument kulture. I kanë votat, i kanë nëpënunësit, caktojnë nëpunësit që duhet dhe janë gati të bëjnë çfarëdo i thotë qeveria. Ka ardhur një pushtues i vetëm dhe ka klonuar veten në të gjitha drejtimet dhe siç thotë ai bëjnë të gjithë me radhë. Kemi një lloj ufosh që janë vendosur.  Ata që nuk shkojnë kurrë në teatër, marrin një vendim për ata që bëjnë teatër të shkojnë në teatër. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?