FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Celibashi: 46.32% pjesëmarrja në zgjedhje, PD dhe LSI duan pamjet filmike të numërimit të votave

Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se pjesëmarrja në zgjedhje është 46.32%. Po ashtu, Celibashi theksoi se pjesëmarrja e grave ka qenë e lartë. Ai tregoi se është kërkuar një verifikim i pamjeve filmike nga disa subjekte politike që kërkojnë të shohin numërimin e votave.

”Është mbyllur komplet procesi i nxjerrjes së rezultatit për 5199 qendra votimi, në lidhje me pjesëmarrjen, shifrat janë këto: Shifrat që do të jap më poshtë bazohen në tabelat e rezultateve dhe sipas tyre 46.32% nga këto, 46.7% janë gra dhe pjesa e ngelur janë burra.

Ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave. Ka kërkuar kom.1, kom2, PD, LSI gjithashtu kanë kërkuar pamjet filmike dhe të qëndrave të votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po vlerësojmë kërkesat. Ka kërkuar edhe kandidati Asllan Dogjani. Këto janë për momentin infot. Problematikat kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka patur tentativë për rivlerësim tjetër, sidomos për fletët e pavlefshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?