Ceremonia e vlerësimit të mësuesve dhe pedagogëve të shquar korçarë/ Presidenti Meta: Meritojnë mbështetje edhe më të madhe!

Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi sot në qytetin e Korçës një ceremoni vlerësimi për të gjithë mësuesit, me rastin e “7 Marsit”.

Në fjalën e tij, Meta shprehu vlerësime të larta për figurën e mësuesit, që sipas tij, punon për të ardhmen e ndritur të fëmijëve.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit theksoi se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

GËZUAR 7 MARSIN! 💐 Ceremonia e vlerësimit të mësuesve dhe pedagogëve të shquar korçarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?