Çështja “Toyota Yaris”, Basha do të dëshmojë sot te Krimet e Rënda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shkojë sot në orën 9:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.

Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Cilat ishin informacionet ekzakte?

3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Hetimet për “ToyotaYaris”, ku u sollën nga Belgjika 3.4 milionë euro, po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”.

Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?