Çfarë e bashkon Shpëtim Gjikën me Saimir Tahirin?

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka postuar një foto në Facebook me ish-ministrin  e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Miq të mirë, edhe ne kohë të vështirë ✌️!”,- shkruan Gjika në postimin e tij.

Duket se Gjika dhe Tahiri kanë jo pak gjëra të përbashkëta. Të dy janë socialistë edhe pse kanë ardhur ne PS në kohë të ndryshme, njeri me Fatos Nanon dhe tjetri me Edi Ramën.

Pika tjetër që i bashkon është se pas ngjitjes në majën e pushtetit, të dy kanë pasur probleme serioze me drejtësinë. Të dy janë njohur si bensik të Edi Ramës në beteja të caktuara, por më pas të dy se kanë fshehur faktin se në momente të vështira Edi Rama i ka braktisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjika u akuzua për abuzime me lejet e ndërtimit, ndërsa Tahiri është në proces hetimi i  akuzuar për trafik droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjika fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Tahiri është ende në fazën fillestare të procesit. Nuk dihet motivi i takimit të dy socialistëve që tashmë janë larguar nga rrethi i afërt i Edi Ramës, por bie në sy se të dy përdorin simbolin e dy gishtave të Partisë Demokratike, “Liri, demokraci”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?