Çfarë është Minishengeni

Kur Kosova vendos barriera për Serbinë dhe lehtësira për Shqipërinë, Shqipëria vendos barriera për Kosovën ndersa lehtësira për Serbinë!

Me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia, është ulë importi nga Serbia për 99%, përderisa kjo ka shkaktuar rritje të importit vetëm nga Shqipërisë për mbi 30%.

Përderisa, me vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” në të cilën sipas parashikimeve kalojnë mbi 7000 makina në ditë, duke e llogaritur vetëm taksën 5 euro, qytetarëve të Kosovës i kushton mbi 13 milion euro në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik pasojat janë edhe më të mëdha, duke e rritur koston e çdo transporti 46.2 euro më shumë. Kosto rritet për mallrat e Kosovës të eksportuara në Shqipëri dhe anasjelltas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë taksë Shqipëria i vendos barrierë qytetarëve të Kosovës por gjithashtu e sanksionon edhe vetën përderisa Kosovën e ka tregun më të madhë, veqanërisht në aspektin turistik.

Përderisa, me Minishëngenin, Serbisë i lejohet qasje e papenguar në të gjitha shtetet ballkanike dhe përmes Serbisë edhe Rusisë përdersa Rusia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë.

Me marrëveshjen e Minishëngenit, saktësisht me lëvizjen e lirë të kapitalit, i mundësohet serbëve të blejnë palujtëshmëri në Shqipëri, të cilat shumica e tyre janë banesa të cilat kosovarët i marrin me qira për pushime në bregdetin shqiptar. Është më shumë se ironi që kosovarët të i paguajnë qira serbëve për pushime në bregdet.

Efekte negative të minishengenit në Kosovë janë shumë të larta negativisht.

· Barrierat (si taksa 100%) duhet të heqet, përderisa mallrat serbe e vërshojnë edhe njëherë Kosovën e me këtë edhe mallrat ruse përderisa Serbia ka marrveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.
· Zyrtarët serbë mund të lëvizin dhe veprojnë lirshëm në Kosovë e me këtë edhe kontrabanduesit serbë.
Fushatat politike të zyrtarëve serbë në Kosovë mund të bëhen njejtë sikur të bëhen në Serbi.
· Kosovarët duhet të i paguajnë qira serbëve kur pushojnë gjatë verës në Shqipëri (njejtë sikur rusëve në Turqi).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?