Charles shpallet zyrtarisht Mbreti i ri i Britanisë! Princi William dhe Mbretëresha Camilla nënshkruajnë deklaratën, ja çfarë po ndodh
Princi William dhe Mbretëresha bashkëshkorte Camilla nënshkruajnë deklaratën teksa Këshilli i Aderimit ka shpallur Charles-in Mbret.
Me zhvillimin e Këshillit të Aderimit, Princi i Uellsit ishte i pari që nënshkroi shpalljen, i ndjekur nga Mbretëresha bashkëshorte, Camilla.
Ceremonia po transmetohet live në televizion për herë të parë në histori.
Mbreti Charles III është zyrtarizuar
Ceremonia u hap me njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Mbreti Charles III u shpall më pas zyrtarisht si sovrani i ri i kombit, me shpalljen ende që do të vinte më vonë në ceremoni.
Kjo procedurë është konfirmimi zyrtar i Mbretit të ri, i cili do të mbërrijë më vonë në ceremoni.
Sipas traditës, Mbreti i ri mungonte në procese.
Kjo shënon herën e parë që gratë marrin pjesë në Këshillin e Aderimit, i cili më parë ishte një ngjarje tërësisht mashkullore.


KOHA JONË SONDAZH

