FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Damian Gjiknuri: Hapja e bajpasit të Vlorës- mbajtje e premtimit të kryeministrit

Nga Damian Gjiknuri-

Hapja e bajpasit të Vlorës është një premtim i mbajtur dhe lajm shumë i mirë për turizmin në vijën bregdetare të jugut. Finalizim i një pune shumë të gjatë, për të cilën ndjehem modestësisht krenar, pasi në 2017/2018 zhbllokuam ngërçin e trashëguar, bëmë nga e para garën, shpallëm fituesin dhe lidhëm kontratën duke mundësuar rifillimin e punës në kantier. Punë e cila vazhdoi me intensitet më pas për tu kurorëzuar tashmë me hapjen e bajpasit në kushtet e kantierit, me synim çlirimin e trafikut të mjeteve që vizitojnë perlat turistike të Jonit. Bajpasi gjithashtu i jep frymëmarrje edhe qarkullimit të mjeteve brenda qytetit të Vlorës gjatë sezonit turistik. Respektoni sinjalistikën rrugore të kantierit dhe pushime të mbara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?