Damian Gjiknuri merr edhe drejtimin politik të qarkut të Elbasanit. Balla ikën drejt Fierit

Damian Gjiknuri, përveçse u zgjodh sekretar i përgjithshëm i PS-së, ai u caktua edhe i deleguar nga selia e PS-së për qarkun e Elbasanit.
Ndaj ishte në Elbasan shoqeruar nga Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi.
Pas takimit me strukturat e PS-së së qarkut, Damian Gjiknuri ka postuar shënimin:
“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal.
Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”.
Ndërkohë Taulant Balla shkon në Elbasan si i dërguar politik nga PS, prezantim që ia bëri po sot Damian Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?