FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Damian Gjiknuri në Tërbaç të Vlorës në 75 vjetorin e Brigadës 5-të Sulmuese

PS-ja e ka filluar praktikisht ofensivën për zgjedhjet. Flitet se Edi Rama ka nisur në rrethe “skuadren e fitores”.

Shpresa kryeore në Jug është zona operative e Vlorës ku Damian Gjiknuri që prej ditës ku dorëzoi karriken e ministrit, gjendet nëpër Jug të vendit. Fillimisht në Delvinë e Sarandë e dje në Himarë e Vlorë.

Nga qytetet sot ai ka marrë fshatrat. Zyra e shtypit e Gjiknurit nxjerr foto dhe shkruan se ai ndodhet në Tërbaç të Vlorës, ku po festohet 75 vjetori i Brigadës së 5-të Sulmuese. Gjiknuri ka folur në mitingun e përvjetorit, duke premtuar, ndër të tjera, se në muajin shkurt të këtij viti fillojnë punimet për dy lotet e tjera të rrugës së Lumit të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama e ka Gjiknurin si “motorr gjigand” fushate dhe e çon ku duhet ndezur “zjarri partizan”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?