Debatet/ Opozita: Të diskutohen dekretet. Balla: Kërkoni mocion

Maxhoranca ka votuar dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj. Janë 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që kanë marrë votëbesimin. Ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në vendimin e Presidentit Meta.

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj ka nisur me debate. Opozita ka kërkuar kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës ku është vetëm votimi i dekreteve të Presidentit.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu ka dhënë fjalën kryetarëve të grupeve parlamentare PD dhe LSI për mënyrën e votimit por është përballur me kërkesën pë diskutime nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edmond Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërkese kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e  Ministrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Petrit Vasili: Kemi biseduar dhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera të depozitoheshin që përpara dhe zyrtarisht lista e diskutantëve. E kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon diskutimin dhe debatin. Po prisnim që ju të prezantonit listën e diskutantëve, sikundër rregullorja e kërkon. Kërkoj dhe dua të di arsyet se pse kjo nuk u njoftua nga ana juaj.

Taulant Balla: Në procedurë 27 vite parlamentare kur dikush ngre një shqetësim për procedurë, procedura ka një diskutim pro dhe një diskutim kundër.
Që kur çohemi këtu në emër të rregullores duhet që dikush të citojë një nen të rregullores. Thoni nenin e rregullores. Ne shkollëpakët, ti shkollëshumi…Ta mbarojmë ne shkollëpakët.

Ka nen për emërim shkarkim të qeverisë kur bëhet për mocion mosbesimi. Jeni njoftuar dhe keni qenë dhe dje për urdhrin e thirrjes së seancës dhe keni pasur mundësi. Kjo nuk është seancë e jashtëzakonshme është sesion i jashtëzakonshëm. Kryeministri i është drejtuar Kuvendit. Në bazë të këtij sesioni të jashtëzakonshëm ku kryeministri ka kërkuar votimin e dekreteve, autoriteti i vetëm, kryetari i Kuvendit ka thirrur seancën me këtë rend dite, votim i dekreteve. Debat kur të doni si ta doni, bëni kërkesë me mocion me debat për qeverinë ose po të doni kërkoni mocion mosbesimi për qeverinë, por ne kohë për të humbur me ju me llogje pazari sa herë t’iu teket ju nuk ua japim dot.

Fatmir Mediu: Sot ne kemi përbërjen e këshillit të ministrave dhe koha duhet të jetë dyfish i debatit. Nuk ka asnjë nen që ndalon debatin. Debati për ndryshimin e qeverisë është debat publik dhe ju doni të ndaloni  Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm në një Republikë bananesh ndodh kjo.Jemi këtu si parlamentarët dhe jo si mbështetës dhe zëdhënës të qeverisë.

Gramoz Ruçi: Jam konsultuar dhe në asnjë nen të rregullores nuk thuhet që dekretet e presidentit për emërime dhe ç’ermërime bëhen me debat.

LISTA ME NDRYSHIMET:
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini

Ikën Sonila Qato, vjen  Eduard Shalsi
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe
Elisa Spiropali emërohet ministre për marrëdhëniet me Kuvendin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?