FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati “Cakaj-Daçiç”, Manjani: Vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty

Gent Cakaj ka pasur dje takimin e parë si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de facto, duke marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Bukuresht në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Por Cakaj është përballur me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i cili ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm,por Gent Caka ka thënë se janë 3. Lidhur me këtë “incident” ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili shkruan se në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!

Postimi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm. Gent Caka ka thënë se janë 3.

Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?