Debati për kufinjtë, Tahiri: Qëndrimet e Berishës janë të një lideri vizionar
Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë, ndodhet në Shqipëri për vizita zyrtare. Së fundmi, ajo është pritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në facebook, duke e cilësuar Berishën si lider historik, ajo ndau edhe qëndrimet për çështjen e kufinjve Kosovë-Serbi.
”Idetë serbo-ruse për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë ide të vjetra për krijimin e “Serbisë së Madhe” në dëm të tokave shqiptare dhe kthejnë ndikimin rus në Ballkan. Qëndrimet e z.Berisha në mbrojtje të kufijve të Kosovës dhe interesave kombëtare janë qëndrime të një lideri vizionar për të cilin kombi shqiptar është mbi të gjitha”,-shkruan në facebook.
Postimi i plotë
Pata kënqasinë si çdo herë ta takoj liderin historik të Shqipërisë Sali Berisha në Tiranë. Biseduam për historinë dhe ardhmerinë e kombit shqiptar dhe Kosovës në veçanti. U pajtuam që mbrojtja e kufijve të Kosovës është interes kombëtar dhe askush nuk guxon ti prek këta kufij, sepse i fituam pas njëqindë vjet lufte e gjakut të derdhur të shqiptarëve ndër breza.
Idetë serbo-ruse për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë ide të vjetra për krijimin e “Serbisë së Madhe” në dëm të tokave shqiptare dhe kthejnë ndikimin rus në Ballkan. Qëndrimet e z.Berisha në mbrojtje të kufijve të Kosovës dhe interesave kombëtare janë qëndrime të një lideri vizionar për të cilin kombi shqiptar është mbi të gjitha.
Sali Berisha shquhet si lider historik i kombit tonë me të drejtë, sepse bëri ndryshime historike për Shqipërinë demokratike, perëndimore dhe anëtare të NATO-s. I ka dhënë një mbështetje të fuqishme e kombëtare lëvizjes së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe mbështetje gjithë shqiptarëve jashtë kufirit.
Nen udhëheqjen e tij Shqipëria ishte e para që njohu pavarësinë e Kosovës qysh në fillimet e lëvizjes për pavarësi. Ka qenë dhe mbetet kënaqësi bashkëpunimi ynë për të mirën e kombit shqiptar. Ai është një mik i imi shumë i çmuar.
KOHA JONË SONDAZH

