Deklarata e fortë e avokatit Amerikan: Edi Rama do të hetohet nga drejtësia e SHBA

Peter Lumaj, strategjist elektoral i Partisë Republikane të presidentit Trump, ka reaguar për dënimin e një amerikani me 4 muaj burg, se bëri një pagesë, për një FOTO të Edi Ramës me presidentin Obama, gjatë një takime për mbledhje fondesh.

‘Kështu i bëjnë gjërat socialistët: Kryeministri shqiptar ishte prapa një dhurimi të paligjshëm të huaj prej 80,000 dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barack Obama për vitin 2012. A do të hetojë DOJ (Departamenti i Drejtësisë)? Burimet e mia thonë, Oh Po!’- shkruan Lumaj në profilin zyrtar.

Një ditë më parë, autori i tretë i aferës 80 mijë dollarëshe, Uialliam Argeros, u dënua nga Gjykata amerikane me 4 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

William Argeros, ndihmoi në krijimin e një skeme financiare që dërgonte 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës në Tiranë në llogarinë e shtetasit amerikan, Bilal Shehu që do i derdhte më pas për llogari të fushatës së Obamës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?