Deklarata e fortë e Cekës: OSBE pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave

Ish-ministri Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave.

Ceka: Del përfaqësuesi i OSBE-së dhe del e thotë mos pengoni zgjedhjet dhe  nuk pyet ” KQZ ka cuar ndonjë shkresë që do të vazhdojë” nuk ka cuar. Si mund të veprojë policia, kjo nuk është handikap, por është pjesëmarrje në krim.  OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të të gjithë këtij aparati kriminal. E them 100 herë dhe nuk tremebem fare. Kam thënë duhet të iki OSBE-ja sepse është pjesë e ndërtimit të aparatit krimianl të vjedhjes së votave për interesat e tyre.

Ceka u shpreh se përgjimet nxorrën në pah se ata që flisnin si rrugaçë janë kupola përfaqësuese e klasës sonë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neritan Ceka: Ky Robert Aga si shpërblim merr një aset shtetëror. Merr Bulqizën me minierat, ajo i ishte premtuar. Për atë ka punuar. Dhe kupola që kemi atje që është kryeministëri, ministri i brendshëm, kryetari i komisionit të sigurisë kombëtare, kryetari i komisionit të ligjeve që do bëjë këtë ndalesën e shqiptarëve që të dalin, se prandaj është i sigurtë Rama sepse ka këto tipa që flasin si rrugacë. Këta janë parlamenti dhe kupola që kemi sot. Këtu përkthehen dy gjëra, banaliteti i klasës politike që flet me fjalët më të ndryra në një ambient ku kemi kryeministrër, ministra. Ai njeri që do të shkojë në Bulqizë si do shkojë, nga do ti mari ato pare. Do marri ato pare që do ti shkojnë shtetit, pensionistëve. Lagjes sime që të gjithë kur kaloj rrugës më quajnë tradhëtar, pavarësisht se me këtë që bëj dua ti shtoj pesnionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?