FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratë e studentëve të ngujuar: Nëse mendoni që jemi partiakë, në djall vafshi!

Rreth 50 studentë të ngujuar brenda Fakultetit të kanë dhënë një deklaratë për mediat. Ata kanë theksuar në deklarëtn e tyre se do të vazhdojnë protestën e tyre, pavarësisht sulmeve që iu bëhen.

Deklarat e lexcuar nga një vajzë nisi me shprehjen “Nëse mendoni që jemi  partiakë, në djall vafshi!”.

“Gjithmonë kemi besuar për lirinë e mendimit dhe një të ardhme më të mirë, – tha studentja. –  Jemi bërë popull pa shtyllë kurrizore në mendim, me mungesë ndërgjegje në llumin e të pamoralshmes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një muaji, janari duhet të na gjente më me dinjitet.ambientet tona nuk janë në gjendje funksionale, janë ende të ftohta. E vetmja gjë që kemi është infrastrukura e mendimit idealist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi ynë nuk ishte rrëzimi i partive, as i qeverive. Kemi dëgjuar lloj lloj sulmesh. Ne ju themi: Në shkollë kemi prezencën idealiste të shumicës. Ju lutem, mjaft na përballtët sepse dielli i shpresës do të shkelqejë. Të gjithë duam arsim. Nëse shihni atë që ne shohim, nëse ndieni atë që ne ndiejmë, le të qëndrojmë të bashkuar!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?