Deklaratë për mediat e Nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj
Nga Kejdi Mehmetaj/
Jam këtu sot, për të bërë një denoncim të radhës të qeverisjes kriminale, qoftë në nivel qendror, qoftë edhe lokal të Edi Ramës. Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Kryebashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shtantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën “Goja e Artë” në Rosokovec. Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre. Mbas gjithë tentativave që Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj. Edhe pse në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar gjasme një lulishte e cila po ashtu nëse I futesh në detaje të prokurimit, tenderimit, do të gjenden aty plot gjëra për të qenë objekt të gjykimit të Prokurorisë. Duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime të cilat edhe unë po i bëj sot publike për qytetarët. Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën.
Unë sot përfitoj për t’i bërë thirrje edhe njëherë Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së që gjenden që prej ditës së djeshme në Roskovec dhe vlen për t;u theksuar se disa prej tyre janë të dënuar dhe janë sot në Roskovec në detyrën e tyre si funksionarë të IKMT-së për të ekzekutuar shkatërrimin e urdhëruar politikisht, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siç kanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre.
Në çdo takim tonin me banorët e Roskovecit, kemi ndjerë mllefin dhe urrejtjen nga qeverisë dhe mbi të gjitha ndaj Kryetares së Bashkisë, e cila shkatërron pronën e qytetarëve pa të drejtë. E cila zhvat taksat e tyre nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve, sepse janë bërë trend tashmë në të gjithë Shqipërinë, të cilët janë korruptiv dhe fitohen drejtpërdrejtë nga rrethi i saj dhe familjarët e saj. Kemi parë aty qytetarë të cilët flasin sesi pronat e tyre i jepen pa të drejtë familjarëve të Kryetares së Bashkisë, dhe këto denoncime i keni jo vetëm në institucionet publike, por edhe në media të bëra herë pas here nga qytetarët e zonave atje.
Arrin deri aty mllefi dhe urrejtja e qytetarëve të Roskovecit, saqë arrijnë deri aty dhe e akuzojnë Kryetaren e Bashkisë për krimet nga më të rëndat. Dhe me ç’duket me këtë vendim të sotëm, që dërgon atje me urdhër politik disa ekzekutues për të shkatërruar një shkollë që ka 17 vite që funksionon dhe 500 fëmijë që mësojnë në të, i vërteton njëherë e përgjithmonë akuzat më kriminale që bëhen nga banorët e Roskovecit.
Edhe njëherë sot i bëj thirrje zonjës Bufi të mos vazhdojë të ndjekë rrugën e Edi Ramës. Edi Rama tashmë e ka marrë rrugën e tij, e ka marrë fundin e tij, me vete do t’i marrë të gjithë ata. Por të ketë kujdes, sepse përveç se institucionet e drejtësisë do të merren me ta, do të jenë vetë qytetarët që nuk do të falin, nuk do ta harrojnë atë dhe këdo rreth e rrotull tyre, që të gëzojnë pasurinë e tyre, pasurinë e qytetarëve shqiptarë.
Ne sot jemi më banorët e Roskovecit, jemi me mësuesit e shkollës “Goja e Artë”, me fëmijët që mësojnë në këtë shkollë. Dhe njëherë po e përsëris, i bëj thirrje nga zyra jonë këtu Kryetares së Bashkisë, zyrtarëve të IKMT-së dhe Kryeministri nëse i jep këto vendime absurde të tërhiqen nga shkatërrimi i asaj prone sa nuk është vonë. Ndryshe përveç se me qytetarët e Roskovecit, do të përballen me ne drejtpërdrejtë, do të përballen me të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vendimin e ka marrë Gjykata, të zbatojnë vendimin e Gjykatës, ndryshe do të zbatojnë vendimin e qytetarëve të Roskovecit dhe qytetarëve të të gjithë Shqipërisë. Faleminderit.
KOHA JONË SONDAZH

