Delegacioni i BE reagon për protestën: Thirrje palëve të vetëpërmbahen

Ndërkohë që mijëra protestues, pasi është çarë kordoni policor kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri, duke i vënë flakën edhe derës, ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në twitter apelohen palët të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.

Reagimi i EU në Shqipëri:

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?