FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi i Berishës, kërcënon PD: Anuloni vendimin, ose…

Partia Demokratike e cilësoi sot dënimin e Berishës si rikthim të dënimeve të dikurshme të Byrosë Politike gjatë komunizmit.

Deklarata  PD:

“Edi Rama riktheu sot dënimin e byrose së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi. E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore. Partia Demokratike kërkon anullimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?