Dënoi me burgim të përjetshëm Lul Berishën, gazetari rrëfen skenarin si u shkarkua gjyqtari Brahimllari

Një ditë më parë KPK shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, Gurali Braimllari, kandidatin për Gjykatën Speciale. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili shprehet se ishin bandat e Durrësit ato që shkarkuan gjyqtarin Brahimllari.

Sipas Vezajt, Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durrësit” të cilët i kishte dënuar me 4 burgime të përjetshme.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Banda e Durresit” shkarkoi gjyqtarin Brahimllari!
###
Gjyqtari i Gjykates se Apelit per Krime te Renda z.Gurali Brahimllari u shkarkua nga “Banda e Durresit” te cilet i kishte denuar me 4 burgime te perjetshme! Ne fakt vendimin e shkarkimit ia komunikuan anetatet e KPK-se ne emer te “Vetingut” por me porosi te “bandes”! Se keta te fundit, nuk ia falen asnjehere ate vendim, qe me pas i solli shpenzime te medha financiare ne Gjykaten e Larte ku edhe ia ndryshuan denimin Lul Berishes dhe shokeve te tij!! Gjyqtari Brahimllari i rezistoje joshjes, presioneve, kercenimeve, shantazheve te “Bandes se Durresit”, grupeve e individeve te ndryshem duke mos bere kompromise ne emer te ligjit dhe ja shperblimi! Hidhet ne rruge pa i degjuar dhe marr ne konsiderate arsyetimet dhe provat e dorezuara per pasurine! Per keto arsye e te tjera si keto me lind dyshimi se jane pikerisht zyrtaret e komanduar nga “Banda e Durresit” qe kane ndikuar ne vendimin e shkarkimit te gjyqtarit Brahimllari, nje gjyqtar korrekt dhe i paperfolur ndonjehere per korrupsion! Por mos u merzit z.gjyqtare se “reforma” eshte bere per t’ju larguar juve qe keni denuar “bandat” e rrezikshme! Edhe ti e pesove njesoje si kolegu z.Idriz Mulkurti qe rezistoje deri ne fund duke denuar Dritan Dajtin me “burgim te perjetshem” e qe tashme disa koleg tuaj te pandershem ia lehtesuan denimin! Mos u deshproni se keni ikur me koken larte! E mua vendime te tilla si ndaj G.Brahimllarit, I.Mulkurtit, A.Sevdarir, G.Trenoves etj, me forcojne dyshimet se “Vetingu” eshte thjeshte nje justifikim! Imagjinoni cfare mesazhe japin vendime te tilla!!!Turp!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?