Denoncimi i “Corriere della sera”-s, Vasili: Edi Rama, mishërimi i shtetit të drogës
Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”. Kështu titullohet artikulli i botuar sot në gazetën italiane “Corriere della Sera”, ku trajtohen lidhjet e Shqipërisë me drogën, nivelin e lartë të korrupsionit, pagat e ulëta të policëve dhe grupet kriminale shqiptare që veprojnë nga Europa deri në SHBA.
Në artikullin e Andrea Galli-t, i cili është botuar edhe në faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës, flitet për “narko-shtetin”, një term i përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare.
E nisur nga ky shkrim, i ashpër vjen reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili shprehet se Edi Rama s’ka ç’bën më në Shqipëri.
Sipas Vasilit, Rama i ka bërë më të keqen vendit, duke vënë drogën këmbëkryq në qeveri dhe duke damkosur një shtet të tërë.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Corriere della sera poshteron Edi Ramen per Narkoshtetin!!
Corriere della sera diskrediton Edi Ramen misherimin e vetem ne Europe te shtetit te droges.
Edi Rama s’ka ç’ben me ne Shqiperi.
I ka bere me te keqen duke vene drogen kembekryq ne qeveri dhe duke damkosur nje shtet te tere.
Kushdo qe merr kurajon dhe ben alibine e narkoshtetit le ta lexojne Corriere della Serën dhe te mendojne para se te shkruajne
KOHA JONË SONDAZH

