Denoncimi: Qeveria rikthen Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve
Studiuesi Erald Kapri përmes një postimi në Facebook-un e tij thotë se qeveria i ka dërguar Parlamentit një projekt/ligj për statusin e Dëshmorëve të Atdheut, status të cilin duhet ta marrin edhe figura të byrosë politike të komunizmit si Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Kapri thotë se me këtë pr/ligj i hapet rruga kthimit të eshtrave të Enver Hoxha e Mehmet Shehut në varrezat e Dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

ligj
“Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër. Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj. Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po”,- shprehet Kapri.
KOHA JONË SONDAZH

