Deputetët e Opozitës mbajnë fjalime në rrjetet sociale, Kuvendi fik dritat

Kuvendi njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, ndërsa deputetë të opozitës vijuan që të qëndronin në sallë. Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në Facebook, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së dritave, duke lënë në mes të territ opozitën.

Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.

“I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca u detyrua të shtyjë seancën pasi opozita bllokoi Parlamentin dhe rrëzuan karriget e ministrave duke mos i lejuar disa prej tyre të ulen në vendet përkatëse. Zv.kryetarja e Parlamentit, Emonela Felaj paralajmëroi se do të merren masa ndaj tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, ish-kryeministri Berisha përmes komunikimit në rrjetet sociale ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët e opozitës shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?