FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e PD-së, gati të lënë mandatet në grup?

Duket se Sali Berisha është duke iu imponuar një aksion radikal deputetëve të PD-së.

Ata mund të lënë në grup mandatet e deputetëve.

Kjo është pohuar nga ana e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëzimi i mandateve të deputetëve është një opsion i hedhur edhe në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, siç pati propozime edhe më radikale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Sigurisht, përballë një klike të tillë, me një regjim të zhytur në krim e korrupsion, me një kryeministër injorant, arrogant e provokator, të gjitha opsionet për përmbysjen e tij janë të pranueshme dhe, në këtë rast, dorëzimi i mandateve të deputetëve është vetëm fillimi”, thotë ai për “GSH”.

“Po duket qartazi se Rama ka vendosur të sfidojë jo vetëm opozitën si nismëtare të procesit të dekriminalizimit. Jo vetëm ndërkombëtarët që e mbështetën, ndihmuan dhe e konsideruan si suksesin më të madh e domethënës të politikës shqiptare në këto tri vite, përfshi dhe Sekretarin amerikan të Shtetit.

 Jo, Rama ka vendosur të sfidojë dhe vetë ligjin (që në fakt nuk është gjë e re për të dhe klikën e tij në këto tri vite)”, thote ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?