Deputeti i opozitës njollos kryeministrin Rama me bojë
Nga New York Post
Tiranë, Shqipëri – Seanca e të enjtes, në Parlamentin e Shqipërisë, për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, u pezullua pasi një ligjvënës i opozitës hodhi bojë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kuvendi kishte në rendin e ditës ratifikimin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Por seanca u ndërpre kur Lulzim Basha, udhëheqësi i opozitës, kritikoi ashpër qeverinë e majtë për korrupsion.
Pasi kryeministri socialist Edi Rama, e fyeu duke e qujatur fëmijë, erdhi reagimi i deputeti i opozitës Edi Paloka, i cili spërkati me bojë kryeministrin.
Palokës iu kërkua të largohej nga salla dhe të pezullohej për 10 ditë nga parlamenti.
Më vonë, deputetët votuan në unanimitet për pranimit e Maqedonisë e Veriut në NATO.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i cili ishte i pranishëm në sallë, falënderoi Shqipërinë për këtë “akt solemn”.
Të shtunën, opozita ka thirrur një protestë, duke kërkuar qeveri të përkohshme përpara zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen në qershor.
Shqipëria, anëtare e NATO-s që prejt vitit 2009, pret një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit.
KOHA JONË SONDAZH

