Deputeti i PD zbulon “prapaskenat” e dorëzimit të Balilit në polici
Deputeti demokrat, Gent Strazimi është ndalur te reagimi i kryeministrit Edi Rama pas dorëzimit të shumëkërkuarit, Klement Balili në polici.
Sipas Strazimirit, reagimi i kryeministrit Edi Rama është i pavend,sepse në rastin e Balilit nuk bëhet fjalë për një operacion policor, por diplomatik. Deputeti demokrat shkruan ndër të tjera se kur pala kundërshtare merr 100% të kërkesave që ka paraqitur, rezultati quhet “kapitullim” dhe jo “marëveshje”.
Postimi i plotë i Gent Strazimirit
Balili është VETËDORËZUAR pas “një operacioni policor të sofistikuar” që ka zgjatur disa muaj…?
Paskësh paraqitur 3 kërkesa dhe që të treja i janë pranuar pas “negociatash 3 mujore” …?
Termi “negociata”, operacionin në fjalë e bën DIPLOMATIK por jo policor!
Në diplomaci, kur pala kundërshtare merr 100% të kërkesave që ka paraqitur, rezultati quhet “kapitullim”, e jo “marrëveshje” ….
P. S. Thuajani pak neo- kryediplomatit “de jure”…????

KOHA JONË SONDAZH

