Deputeti Maliqi: Të njoh mirë Baton, i ke shërbye Metës, tani Ramës…
Në debatin e kësaj të enjte në Opinion te Blendi Fevziu, ishte dhe deputeti Lefter Maliqi. Ai tha ndër të tjera se nuk ka asnjë mundësi të zhvillohen votimet me datë 30 qershor edhe nisur nga mundësia fizike e forcave policore, pasi janë diku te 7 mijë policë dhe po kaq qendra votimi. Dhe duke qenë se do të ketë përplasje fizike mes palëve nuk ka forca policore të ndërhyjë. Pra edhe nisur nga kjo deputeti Maliqi theksoi se nuk do të ketë kurrsesi zgjedhje me 30 qershor.
Por deputeti Maliqi iu lëshua fort analistit Baton Haxhia që ishte në studio. Duke iu drejtuar Batonit, deputeti tha se të njohë mirë Baton. Ti i ke shërbyer fort Ilir Metës, tani që është Rama si kryeministër po i shërben atij. Por do të hedh edhe ty Rama-shtoi Maliqi.
“Zoti Fevziu, paske dha Batonin aty që tani paguhet nga Rama. Ka qenë dhe këshilltar i LSI, por do ketë fatin e Saimir Tahirit si trafikant dhe të Vangjush Dakos, në fund do e shesë edhe atë Rama”, iu drejtua Lefter Maliqi ne emisionin “Opinion”, Baton Haxhiut.
KOHA JONË SONDAZH

