FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detin Greqisë, Bushati kërkon lejen e Metës

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i ka kërkuar sot zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë, për një sërë çështjesh, mes të cilave, delimitimi i shefit kontinental dhe kufirit detar, heqja e ligjit të luftës etj.

Në kërkesë mungojnë emrat e negociatorëve. Letra mbërriti sot në presidencë dhe ajo i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama.

Te kërkesa e Bushatit, kërkohet që negociatat të kryhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë. Në kërkesë nuk kërkohet asnjë përfaqësues nga Presidenca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?