FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dialog me PS për Zgjedhoren, Basha: Të angazhuar, kriza nuk zgjidhet me një tryezë

Për krizën politike, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër uljes në tryezë me PS-në kjo për Reformën Zgjedhore. Paçka se pranoi nuk ka ende një ftesë zyrtare, kreu i selisë blu bëri me dije se kur ajo të mbërrijë, do të diskutohet dhe më pas do të marret një vendim përfundimtar. ”Po t’i shikojmë ftesat, se ftesat po bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën zgjedhore. Askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”.

OSBE-ja do të thërrasë një tryezë të përbashkët të gjitha partitë politike, me qëllim zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer prej muajsh Shqipërinë. Tryeza është parashikuar që të mbahet në datën 25 shtator, ku është e ftuar dhe opozita politike, qëndrimi i të cilës ende nuk dihet. “Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruhet në njoftimin e OSBE.

Reforma Zgjedhore është një nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve në vendin tonë, dhe që kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike por me tërheqjen nga Kuvendi PD dhe aleatët e saj, kanë ndërprerë punën dhe për këtë reformë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?