Dita e Europës, Presidenti Meta: Qëndrojmë krah Ukrainës me shpresën e rikthimit të paqes

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën e Europës për të mbështetur Ukrainën me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në kontinent.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan:

Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë. Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?