Albin Kurti voton në Shqipëri: Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për zgjedhjet në Shqipëri. Kreu i Vetëvendosjes e ka hedhur votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?