Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Ruçi: Kushtetuta garanti i demokracisë, Kuvendi i vendosur për mbrojtjen e saj

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në rradhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?