FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditmir Bushati: Parlamenti është institucion legjitim i zgjedhur me votë

I deleguarit i qarkut Shkodër Ditmir Bushati shprehet se mes palëve ka nevojë për dialog mes palëve si e vetmja mundësi për të mos e dëmtuar vendin, sidomos gjatë tre muajve të ardhshëm. Gjatë punimeve të Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se “Dialogu është instrumenti i vetëm për të tejkaluar vështirësitë politike dhe për të riparuar mangësitë e jetës institucionale.
“Tre muajt në vijim janë përcaktues për procesin e shumëpritur të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Një prioritet ky kombëtar e mundësi për demokratizim të mëtejshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë që nuk mund të shpërdorohet nga veprimet që synojnë deligjitimimin e institucioneve të zgjedhura me votë e të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Bushati. Në vijim të diskutimeve për zhvillimet e fundit politike, Bushati nënvizoi se “Funksioni dhe përgjegjësia politike përbëjnë një sfidë të përhershme për të gjithë ata që marrin mandatin e popullit për të punuar për një të ardhme të denjë dhe të drejtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?